BE dhe OKB forcojnë bashkëpunimin në Kosovë, Schuebel takohet me Peter Due
dp

Lexo edheSërish mospajtime në votimin për nënkryetar, Haxhiu kërkon 30 minuta pauzë

Në takim, Schuebel dhe Due kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, me fokus të veçantë në ndërtimin e besimit ndëretnik dhe mbështetjen për shoqërinë civile.
Sipas diskutimeve, vëmendje i është kushtuar edhe ndikimit që zhvillimet e reja gjeopolitike dhe të sigurisë globale mund të kenë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Takimi vjen në një kohë kur zhvillimet e sigurisë dhe ato gjeopolitike në rajon vazhdojnë të jenë në fokus të partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës. /Lajmi.net/

Lexo edheSërish mospajtime në votimin për nënkryetar, Haxhiu kërkon 30 minuta pauzë