Gërvalla reagon pas formës së propozimit të Listës Serbe: Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet
dp

Lexo edheBE dhe OKB forcojnë bashkëpunimin në Kosovë, Schuebel takohet me Peter Due

Deputetja Donika Gërvalla ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Listës Serbe, për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi, ajo ka thënë se propozimi që bëri LS-ja është skandaloz dhe i papranueshëm, transmeton IndeksOnline.
“Propozimi i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit është skandaloz dhe i papranueshëm. Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor” shkroi Gërvalla.

Lexo edheBE dhe OKB forcojnë bashkëpunimin në Kosovë, Schuebel takohet me Peter Due
Gjatë seancës së sotme në Kuvend, kur radhën për propozim e pati komuniteti jo-shumicë serb, deputeti Igor Simiq tha:
“Në emër të popullit serb dhe me nënshkrimet që kemi në letër, ne propozojmë Sllavko Simiq për nënkryetar të Kuvendit”.