Policia jep detaje për të shtënat me armë në Prishtinë, i plagosuri një 23 vjeçar
BILLI
Lexo edheNasim Haradinaj akuzon babain e Armend Zemajt për bashkëpunim me serbë
Indeksonlione ka raportuar për të shtëna me armë në Prishtinë, meqë rast i plagosur ka mbetur një person.
Ngjarja sipas raportimit në fjalë ka ndodhur në qendër të kryeqytetit, teksa personi në fjalë është dërguar në QKUK për tretman.
Rastin në fjalë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Fazliu Grajqevci’ e morën rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Lexo edheNasim Haradinaj akuzon babain e Armend Zemajt për bashkëpunim me serbë
“Menjëherë policia i është përgjigjur rastit në fjalë ku një person është plagosur. Bëhet fjalë për viktimën mashkull, SH.M, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.
Gjithashtu ka shtuar se rasti është iniciuar si vrasje në tentativë dhe me të po merren hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë./Indeksonline/