Policia jep detaje nga tentim vrasja e mbrëmshme në Prishtinë, dy persona në gjendje të rëndë
BILLI

Lexo edheAsnjë gram mjaltë e asnjë kilogram patate nga Maqedonia e Veriut nuk futen në Kosovë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen e mbrëmshme që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur në gjendje të rëndë, raporton Gazeta Express.
Përmes raportit 24-orësh bëhet e ditur se janë arrestuar pesë meshkuj të dyshuar pasi që të njejtët së bashku me dy meshkuj të tjerë dyshohet se për qëllim të hakmarrjes, pas një mosmarrëveshje të vjetër kanë sulmuar dy viktima, meshkuj, me thikë, duke iu shkaktuar lëndime trupore.
Të dy viktimat janë dërguar për tretman në QKUK, e sipas mjekëve, njëri nga viktimat ka lëndime më të rënda trupore.

Lexo edheAsnjë gram mjaltë e asnjë kilogram patate nga Maqedonia e Veriut nuk futen në Kosovë
Policia ka bërë të ditur tutje, se kanë konfiskuar një veturë, derisa, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti po vazhdon të hetohet.
Ngjarja ka ndodhur rreth oërs 22:00, në rrugën “Ahmet Dërguti”./Express/