back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeAsnjë gram mjaltë e asnjë kilogram patate nga Maqedonia e Veriut nuk...

Asnjë gram mjaltë e asnjë kilogram patate nga Maqedonia e Veriut nuk futen në Kosovë

Të ngjajshme

Humb jetën tragjikisht një kosovar gjatë skijimit në Çikago

Një shtetas shqiptar nga Kosova, me inicialet G.D., ka...

Drejtori i Arsimit në Prishtinë reagon pas rastit të dhunës në shkollën “Pavarësia”

Pas incidentit të djeshëm në ShFMU “Pavarësia”, ku një...

Prishtina e Ferizaj përballë mungesës së barnave esenciale

Mungesa e barnave në kujdesin parësor shëndetësor në Prishtinë...

Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ka marrë vendim për marrjen e masës reciproke ndaj Maqedonisë Veriore në dy produkte. Bëhet fjalë për mjaltin dhe patatet të cilat nuk do të lejohen të importohen në Kosovë që nga dita e sotme. Vendimi futet në fuqi menjëherë.

Ky vendim i është nënshkruar edhe Doganës së Kosovës e cila obligohet t’i zbatojë masat nga pika e parë e këtij vendimi.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

“Po, mund t’jua konfirmojmë se sot kam marrë vendimin për caktimin e masës së reciprocitetit për Maqedoninë e Veriut. Unë i kam shkruar shkresë zyrtarë ministrit, homologut tim maqedonas për reflektim për moslejimin e rasadit të peshkut në Maqedoni. Por autoritetet maqedonase nuk kanë reflektuar. Andaj ne jemi të detyruar që masat e njëjta t’i kthejmë me reciprocitet”, ka thënë Shala për Express.

Ai ka thënë se vendimi është marrë sot dhe ka hyrë në fuqi që nga sot deri në momentin kur organet e Maqedonisë Veriore të reflektojnë. /GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz