Me thasë me kanabis në shpinë për në Mal të Zi. Persona të paidentifikuar ende kanë qenë duke kaluar në Pikën Kufitare Bashkimi, Vermosh për në Mal të Zi me 62 kilogramë kanabis sativa, që është kapur nga policia.
Një ditë më parë në afërsi të Pikës Kufitare Bashkimi, në breg të lumit “Gërçarë”, fshati Vermosh, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
4 thasë dhe një çantë dore, ku në total me një sasi prej 62 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.
Autorët janë larguar, ndërsa vazhdon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për akuzën e “Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë”. /syri.net/
