Policia e Kosovës kthen në familje të miturën që u martua me një të mitur
03

Lexo edheNë ora 18:00 nis numërimi i votave me kusht

Policia e Kosovës ka reaguar në një rast të raportuar në Lipjan, ku një e mitur ishte larguar nga shtëpia dhe ishte martuar me një të mitur.
Sipas Policisë, babai i vajzës ka raportuar se e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Ndërsa, më pas kishte kuptuar se ishte martuar me të dyshuarin e mitur mashkull kosovar.
“Të njëjtit janë intervistuar në prezencën e zyrtarit QPS-së. Në konsultim me prokurorin për të mitur viktimën e ka marrë familja e saj, kurse i dyshuari është liruar. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edheNë ora 18:00 nis numërimi i votave me kusht