Policia e Kosovës fuqizohet me vetura dhe pajisje të reja, dhuratë nga Gjermania
dp

Lexo edheTakimet e Kurtit me Hamzën e Abdixhiun, Tahiri: Mungesë e skajshme e transparencës

“Zv.Drejtori i përgjithshëm i PK-së z.Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë, priti në takim përfaqësuesin e Ambasadës Gjermane zëvendës ambasadorin z. Christian Böttcher, ku edhe u bë pranim-dorëzimi i një donacioni nga Republika Federale e Gjermanisë”, thuhet në postimin e Policisë në Facebook.
Ky donacion, siç thuhet, synon mbështetjen për Policinë e Kosovës, konkretisht në forcimin e mbikqyrjes së kufirit shtetëror. Donacioni në fjalë ka vlerën rreth 200 mijë euro, përfshirë 5 vetura dhe paisje teknologjike.
“Policia e Kosovës, vlerson lartë bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë Gjermane dhe Ambasadës Gjermane, në ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe të teknologjisë”, thotë PK.

Lexo edheTakimet e Kurtit me Hamzën e Abdixhiun, Tahiri: Mungesë e skajshme e transparencës