back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmePolicia e Kosovës deklarohet për shkuarjen e Njësiteve Speciale në Mitrovicë: Është...

Policia e Kosovës deklarohet për shkuarjen e Njësiteve Speciale në Mitrovicë: Është aktivitet i zakonshëm

Të ngjajshme

Policia e Kosovës është deklaruar pas publikimit të disa pamjeve të autoblindave të Njësisë Speciale të Kosovës duke shkuar drejt Mitrovicës, aktivitet ky që u ndërlidh me protestën e paralajmëruar nga serbët në veri.

Nga Policia e Kosovës për Gazetën Online Reporteri.net kanë thënë se shkuarja e Njësiteve Speciale në Mitrovicë është aktivitet i zakonshëm dhe se nuk lidhet me ndonjë aktivitet të caktuar.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë për Reporteri.net se këto lëvizje të njësiteve policore janë të zakonshme.

“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar”, ka thënë Kelani për Reporteri.net.

Pak më parë, RTV Dukagjini raportoi se Njësitet Speciale të Policisë, nga kampi “Vrella”, janë nisur për në Mitrovicë.

Në pamjet e publikuara shihen autoblinda të Policisë, të cila sipas televizionit po shkojnë drejt Mitrovicës.

Serbët e Kosovës kanë paralajmëruar protestë për ditën e sotme lidhur me moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe të 3 prillit.

Protestën dy ditë më parë e paralajmëroi kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, i cili tha situata nuk ka qenë kurrë më e rëndë në Kosovë dhe se sipas tij ndaj serbëve po ushtrohet dhunë institucionale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz