back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmePolicia aksion në Gjilan, arrestohen pesë serbë

Policia aksion në Gjilan, arrestohen pesë serbë

Të ngjajshme

Zelensky: Duhet të krijojmë një mburojë ajrore efektive mbi Evropën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se një...

Debat për ruajtjen e kufirit të shpejtësisë 50 km/h në rrugët kryesore të Zvicrës

Me një rishikim të rregullores së sinjalistikës dhe asaj...

Mjeku italian komenton lëndimin e Rrahmanit, tregon sa do të mungojë

Lëndimi i Amir Rrahmanit në ndeshjen Zvicër – Kosova,...

Sot, pas hetimeve të zhvilluara nga njësitet relevante policore, me urdhëresë të gjykatës kompetente është duke u realizuar një operacion policor, i cili përfshin disa lokacione të rajonit të Gjilanit.

Gjatë këtij operacioni deri më tani në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar pesë persona (m/s/k), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

“Njëkohësisht, Policia e Kosovës përmes kësaj komunikate zyrtare, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, demanton disa mediume/portale serbe, të cilat deklarojnë se po realizohet një operacion policor ndaj disa ish-pjesëtarëve të FSK-së, dhe sqarojmë se këto janë vetëm disa supozime apo spekulime të mediave në fjalë”, thuhet në njoftimin për media.

Policia e Kosovës thotë se garanton të gjithë qytetarët pa dallim se veprimet e saj i bazon në Kushtetutën e vendit dhe Legjislacionit në fuqi, përderisa operacioni policor është duke vazhduar në bashkëpunim dhe  koordinim me autoritetet e drejtësisë.

Ndryshe, po raportohet se arrestimet kanë të bëjnë me presionet që po iu bëhen serbëve të Kosovës për t’u larguar nga FSK-ja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz