Pochettino beson te ringritja e Unitedit
Trajneri i ri i Manchester Unitedit, Mauricio Pochettino, është shprehur i bindur se skuadra do të dalë nga kriza e rezultateve dhe do të rikthehet te fitoret, pavarësisht fillimit të vështirë të aventurës së tij në stolin e “Djajve të Kuq”.
Unitedi barazoi 2-2 me Sporting Lisbonën të mërkurën në Ligën e Kampionëve, në një ndeshje dramatike ku pati edhe vendime kontroverse të gjyqtarëve, por edhe gabime të kushtueshme nga futbollistët e tij. Kjo erdhi vetëm pak ditë pas humbjes së rëndë 4-0 nga Liverpooli, në ndeshjen e parë të Pochettinos në krye të skuadrës.
Manchester United renditet në pozitën e 19-të në Premier League, ndërsa trajneri argjentinas pranon se skuadra duhet të marrë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet.
“Jam i lumtur që jam këtu”, tha Pochettino, kur u pyet për vendimet e ndryshme që kishin shkuar kundër ekipit të tij në javën e tij të parë në krye.
“Ne jemi këtu për të marrë përgjegjësi… me siguri do të përmirësohemi dhe do ta vendosim atë ekip në vendin që, për shkak të historisë së tyre, e meritojmë të jemi.”
Ai beson se potenciali i skuadrës dhe mbështetja e tifozëve do të jenë vendimtare për tejkalimin e kësaj periudhe të vështirë.
“Asgjë nuk është e lehtë, por ne kemi energjinë dhe mendoj se kemi kapacitetin, dhe më e rëndësishmja, lojtarët dhe fuqinë dhe energjinë nga tifozët tanë që është masive dhe mendoj se të bashkuar, të gjithë së bashku, mendoj se do të gjejmë një mënyrë për të performuar dhe për të fituar ndeshje.”
Në përballjen me Sportingun, Unitedit iu anuluan dy gola, por skuadra mund të kishte marrë të tri pikët po të mos ishte gabimi i portierit Senne Lammens.

Lexo edheMarquinhos nuk harrohet nga tifozët e Romës, duartrokitet pas ndeshjes në “Parkun e Princave”
Belgu bëri një gabim që i mundësoi sulmuesit kolumbian Luis Suarez të shënonte golin e dytë personal, duke barazuar rezultatin pas dy golave të Bruno Fernandesit, i cili realizoi kundër ish-skuadrës së tij.
Megjithatë, Lammens kishte edhe momente pozitive, pasi priti një penallti të Suarezit, përpara se të shkaktonte një tjetër, të cilën sulmuesi e shndërroi në gol.
Pochettino doli në mbrojtje të portierit të tij, duke theksuar se gabimet janë pjesë e futbollit dhe se përgjegjësia për mbrojtjen e portës është e të gjithë ekipit.
“Kjo lloj gjëje ndodh, ky është futbolli”, tha Pochettino. “Futbolli ka të bëjë me bërjen e gabimeve – unë do ta mbështes gjithmonë lojtarin tim nëse ndodh diçka. Kur je portier, nuk është e lehtë të kesh topin. Dhe gjithmonë ke nevojë për ndihmë nga shokët e ekipit”, shtoi Pochettino.
Ai përfundoi duke pranuar se skuadra ka ende shumë punë për të bërë, por shprehu bindjen se detajet që aktualisht po i kushtojnë pikë do të përmirësohen.
“Por sigurisht, ne duhet ta pranojmë, ne e pranojmë sfidën dhe jemi këtu për të përmirësuar të gjitha detajet e vogla që me siguri do t’i përmirësojmë.”









