back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaShqiptarePlazhet e ndotura nga veriu në jug, lumi i Tiranës, Ishmi e...

Plazhet e ndotura nga veriu në jug, lumi i Tiranës, Ishmi e Gjanica më problematikët

Të ngjajshme

Raporti më i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit tregon se 26.8% e plazheve në Shqipëri janë të ndotura, kryesisht si pasojë e derdhjes së ujërave të zeza urbane dhe aktivitetit të bizneseve buzë detit.

Plazhet më të ndotura mbeten Velipoja, Durrësi, Kavaja, Qerreti, Spilleja, Vlora, Himara, Qeparoi, Saranda, Ksamil dhe Lini i Pogradecit, ku kërkohen ndërhyrje të menjëhershme. Ndërkohë, me cilësi më të mirë renditen Lukova, Palasa, Drimadha, Dhërmiu, Jala, Livadhi, Borshi, Shëngjini, Tale, Gjiri i Lalzit, Semani, Divjaka, Zvërneci dhe Orikumi.

Sipas të dhënave, vetëm 14.6% e plazheve janë vlerësuar me cilësi të shkëlqyer, në rënie krahasuar me vitin 2023 kur kjo shifër ishte 27.8%. Në rritje janë plazhet me cilësi “të mirë”, që përbëjnë 43.6% të totalit.

Jo vetëm bregdeti, por edhe lumenjtë paraqiten në gjendje të rëndë. Lumi i Tiranës, Ishmi dhe Gjanica mbeten më të ndoturit, ndërsa problem vazhdon të jetë hedhja e mbetjeve në shtretërit e lumenjve dhe shfrytëzimi i zhavorreve në Drin e Mat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz