back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasPërurohet libri që i kushtohet xeherorëve të nikelit i Akademik Minir Dushi

Përurohet libri që i kushtohet xeherorëve të nikelit i Akademik Minir Dushi

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Sot në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit, është bërë përurimi i librit “Xeherorët e Nikelit-Kobaltit të vendit tonë” i Akademikut dhe profesorit universitar, Minir Dushi.

Në përurim merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, Akademiku, Minir Dushi, recensent të librit, Isuf Kransiqi e Shyqeri Kelmendi, familjarë e shumë qytetarë.

Ne emër të kryetarit Lladrovci, fjalë falënderuese për autorin dhe të pranishmit, foli nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj i cili tha se Komuna e Drenasit ndjehet e privilegjuar qe një profesor universiteti, anëtarë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, njëherit një Akademik sikurse është Minir Dushi të bëjë përurimin e një libri aq të pasuruar me të dhënat e pasurive nëntokësore që ka Kosova.

Ndërsa ne emër të Komunës, ka folur zëdhënësi i Komunës, Bekim Dobra i cili tha se “nga sot studiuesit e rinj, inxhinieret e xehetarisë dhe gjithë ata që dëshirojnë të hulumtojnë për pasuritë nëntokësore të nikelit dhe kobaltit, kanë këtë studim para vetës, një pasuri studimi të hollësishëm e të pasuruar me të dhëna, qe më se miri ka ditur të shkruaj me aq profesionalizëm, Akademiku që fatmirësisht ende kemi pran nesh, profesor Minir Dushi”, ka thënë ai.

Recensenti i librit, profesori universitar, Isuf Krasniqi para të pranishmëve ka folur për krijimtarinë e Akademikut Dushi, ndërsa profesori universitar Shyqyri Kelmendi ka folur rreth librit të autorit, duke thënë se Akademik Dushi me përkushtim tre vjeçar, duke hulumtuar arkivat edhe ne Beograd, ndonëse ne moshë të shtyer, ka arritur të përfundoj këtë libër studimi.

Në fund të takimit, ka folur Akademik Minir Dushi, i cili ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar ne realizimin e këtij libri, posaçërisht Komunën e Drenasit qe me dëshirën me të madhe ka pranuar që libri i tij të përurohet ne ambientet e Komunës me qytetarët e saj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz