Lajmi i mirë për fermerët e Drenasit, komuna sapo ndau mjete bujqësore për ta (FOTO)
BILLI
Lexo edheLladrovci pritet nga krerët më të lartë të dy qyteteve austriake
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik të martën kanë ndarë 19 laktofriza për fermer të cilët i kanë plotësuar kriteret e aplikimit.
Me rastin e shpërndarjes së tyre, drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Anita Abdullahu, ka uruar përfituesit e këtij subvencionimi nga Komuna e Drenasit dhe ka thënë se me marrjen e tyre shpresoi të ju lehtësohen punët si fermer, ndërsa ka shtuar se Drejtoria e Bujqësisë do të vazhdojë të përkrah fermerët në fusha të ndryshme përmes subvencionimit.
Përfituesit e këtij subvencionimi, paraprakisht i janë nënshtruar kritereve të caktuara përmes shpalljes publike, pastaj komisioni i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik ka bërë përzgjedhjen e tyre.
Lexo edheLladrovci pritet nga krerët më të lartë të dy qyteteve austriake
Vlera e një laktofrizi arrin vlerën mbi 1200 euro./Drenicapress.info/
