BallinaLajmePërurimet copa-copa, segmentin e fundit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, Kurti e lidh me...

Përurimet copa-copa, segmentin e fundit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, Kurti e lidh me zhbllokimin e Kuvendit

Të ngjajshme

Prokuroria në Prishtinë autorizon hetime shtesë për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime të reja...

Rasti i 5 vjeçarit në Lipjan, Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e QPS-së

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar autorizim për Policinë...

Aksident fatal në Prizren, humb jetën një 29-vjeçar me motoçikletë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur para...

Sot kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e një segmenti të rrugës Prishtinë – Mitrovicë,  ku bëri të ditur se vlera e këtij investimi është 25 milionë euro.

Kurti, për këtë ka bërë edhe një postimin në Facebook, ku ka thënë se ka mbetur edhe një segment i fundit, e që është nga Smrekonica deri në Mitrovicë.

Për këtë, ka shtuar Kurti, është procedua në Kuvend marrëveshja ndërkombëtare për financimin e kësaj pjese, përcjell Gazeta Express.

‘‘Ky investim prej 25 milionë euro me gjatësi prej 9.6 kilometra, është realizuar në bashkëpunim të institucioneve tona me Fondin saudit për zhvillim si dhe me fondin e OPEC’ut për zhvillim ndërkombëtar, për çfarë i falënderoj për mbështetjen dhe kontributin e tyre të çmuar.’’, ka thënë Kurti mes tjerash.

Postimi i tij:

Rreth 9.6 kilometra është gjatësia e segmentit nga fshati Lum i Madh deri në atë Gojbulë, në Vushtrri, në rrugën nacionale N2, Prishtinë – Mitrovicë, të cilin e përuruam sot.

4.4 kilometra është vetëm pjesa e bajpasit, që u finalizua me të gjitha elementet së fundmi, jashtë trasesë së vjetër ekzistuese, dhe kalon nëpër shtatë fshatra. Segmenti ka tetë nënkalime, tri mbikalime dhe një urë.

25 milionë euro është vlera e investimit, që u realizua për dy vjet. Kështu po e afrojmë drejt fundit këtë projekt që kishte nisur në vitin e largët 2009, vetëm një vit pas shpalljes së pavarësisë.

Tani na mbetet vetëm segmenti i fundit, nga Smrekonica deri në Mitrovicë, marrëveshjen ndërkombëtare për financimin e të cilit e kemi proceduar në Kuvendin e Kosovës, qysh në mbledhjen e tretë në këtë mandat të ri qeverisës. Urojmë që Kuvendi të zhbllokohet sa më parë, që punët të nisin sa më shpejtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz