BallinaLajmePërplasje e ashpër mes Musliut e Konjufcës për Kompleksin “Adem Jashari”

Përplasje e ashpër mes Musliut e Konjufcës për Kompleksin “Adem Jashari”

Të ngjajshme

Amerikani që iu bashkua ushtrisë izraelite vdes në Liban

Një i ri që u transferua në Izrael nga...

Je e lodhur, por s’të zë gjumi? Fajin mund ta ketë ky zakon

Ankthi i gjumit është një fenomen gjithnjë e më i...

“No Kings” – Protesta kundër Trumpit në Amerikë

Për shumë njerëz, ishte kulmi: legjenda e rokut Bruce...

SHBA paralajmëron: Universitetet amerikane në Irak mund të jenë objektiv i Iranit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Irak ka paralajmëruar...

Deputetët Glauk Konjufca e Ganimete Musliut kanë pasur një debat të ashpër, në lidhje për ligjin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”.

Shefi i deputetëve të VV-së ka kërkuar nga Ganimete Musliu, Muharrem Nitaj që të kërkojnë falje që e kanë krahasuar Vetëvendosjen me Listën Serbe, shkruan Insajderi.

“Duhet të kërkoni falje për krahasimin që i keni bërë me Listën Serbe, se sot u demantua kjo me votën tonë”, tha Konjufca.

Por reagimi nga Ganimete Musliu ishte i ashpër dhe me tone të ashpra.

“Asnjëherë si bi pishman për atë që kom fol. Ka qenë dhe është turp që s’keni votu për kompleksin Adem Jashari”, deklaroi Musliu.

Por, Konjufca i kërkoi deputetës së PDK-së që të mos “sarrakuqet”.

“E para Gane s’ki nevojë mu sarrakuq. E dyta është se ne mund ta godasim njërin-tjetrin me çdo gjë, por jo me Adem Jasharin. Mos e keqpërdorni edhe Adem Jasharin”, deklaroi Glauk Konjufca.

Replika të ashpra për këtë temë, ka pasur edhe gjatë ditës ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe partive opozitare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz