Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka pas një përplase verbale me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën e jashtëzakonshme për Telekomin e Kosovës.
Pas përfundimit të fjalimit të deputetit Konjufca, Veseli është shprehur i gatshëm që të replikojë ndaj Konjufces pasi që gjatë fjalimit të tij ai kishte përmendur emrin e tij, raporton Gazeta Insajderi.
“Po e marr edhe unë fjalën, pe shfrytëzojë si…”, ka thënë Veseli.
Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Konjufces duke thënë se nuk i ka përmendur emrin Veselit mirëpo partinë e tijë. “Partia jote kam thanë”, thotë Konjufca nga ulësja e deputetit.
Ndërsa Veseli ia kthen Konjufces duke i thënë se po harron edhe çka po fol.
Lexo edheBefason Agim Bahtiri: E mbështes kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar komune, më tradhëtuan drejtuesit e shtetit















