Përparim Ramusa premton 500 euro për çdo lindje në Shtime
dp

Lexo edheDhuna para Komunës së Prishtinës, Zogaj: Goditje e rëndë ndaj demokracisë, institucioneve dhe dinjitetit të Kuvendit të Prishtinës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Shtimes, Dr. Përparim Ramusa, ka shpallur një nga zotimet e tij më të mëdha gjatë fushatës zgjedhore: ndarjen e 500 eurove për çdo lindje të re në familjet shtimjane, pa dallim nëse bëhet fjalë për fëmijën e parë apo për lindjet e tjera pasuese.
Sipas Ramusës, ky zotim ka për qëllim të mbështesë familjet shtimjane dhe të nxisë rritjen e natalitetit në komunë.
“Çdo lindje në Shtime është një gëzim për familjen dhe për gjithë qytetin tonë. Komuna do të jetë pranë prindërve me një mbështetje konkrete prej 500 eurosh për çdo fëmijë që lind,” ka deklaruar ai.

Lexo edheDhuna para Komunës së Prishtinës, Zogaj: Goditje e rëndë ndaj demokracisë, institucioneve dhe dinjitetit të Kuvendit të Prishtinës
Ky premtim ka zgjuar interes të madh tek qytetarët shtimjanë. Për shumë familje, një politikë e tillë shihet si ndihmesë e drejtpërdrejtë në kohën e sfidave ekonomike, ndërsa kritikët e shohin si një barrë të mundshme për buxhetin komunal.