Dhuna para Komunës së Prishtinës, Zogaj: Goditje e rëndë ndaj demokracisë, institucioneve dhe dinjitetit të Kuvendit të Prishtinës
dp

Lexo edheQalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

Zogaj ka thënë se në këtë akt dhune është sulmuar fizikisht asamblisti i LDK-së, Sami Salihu nga djali i kryesuesit të Kuvendit, Fehmi Kupinës. Këtë sulm ai e ka quajtur goditje të rëndë ndaj demokracisë, institucioneve dhe dinjitetit të Kuvendit të Prishtinës.
“Grupi i Asamblistëve të LDK-së e dënon fuqishëm këtë akt të shëmtuar, i cili synon të frikësojë dhe të nënshtrojë zërin e lirë politik. Dhuna nuk ka dhe nuk mund të ketë vend në jetën institucionale dhe politike të vendit tonë. Ne falënderojmë Policinë e Kosovës për reagimin e menjëhershëm dhe kërkojmë me ngulm nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin masa të shpejta dhe të vendosura ndaj autorëve të këtij akti. Grupi ynë qëndron pranë z. Sami Salihu, me bindjen e fortë se dhuna nuk do ta ndalë asnjëherë misionin tonë për të mbrojtur interesin e qytetarëve, demokracinë dhe rendin ligjor në Prishtinë dhe në Kosovë”, ka shkruar Zogaj. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook:

Lexo edheQalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur