Misetic ngre pikëpyetje: Si e dinte Macron dënimin e Thaçit 6 ditë para aktgjykimit? Publikon videon e Vuçiqit
dp

Lexo edheMusliu vendos afatin: Kuvendi duhet ta trajtojë ligjin deri në orën 12:00

Sipas Misetic, Vuçiq ka deklaruar në një video se gjatë takimit i ishte thënë nga një “lider evropian dhe botëror” se Thaçi do të merrte “një dënim të rëndë”.
Avokati pyet se si mund të ishte në dijeni presidenti francez Macron për rezultatin e aktgjykimit disa ditë përpara shpalljes së tij.
Misetic gjithashtu ngre pyetjen se përse një çështje e tillë do të ishte diskutuar mes Macronit dhe Vuçiqit. Sipas avokatit Misetic, këto janë pyetje që duhet marrin përgjigje.
“Presidenti serb Vuçiq u takua me presidentin francez Macron më 10 shtator në Paris, ku, sipas Vuçiqit në videon e mëposhtme, atij iu tha nga një ‘lider evropian dhe botëror’ [lexo: Macron] se Thaçi do të merrte ‘një dënim të rëndë’. Se si Macron e dinte rezultatin e aktgjykimit të paktën gjashtë ditë përpara dhe pse Macron po fliste me Vuçiqin për këtë çështje, janë pyetje që mbeten për t’u përgjigjur.”, ka shkruar Misetic.

Lexo edheMusliu vendos afatin: Kuvendi duhet ta trajtojë ligjin deri në orën 12:00