back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmePërparim Rama e kthen në funksion Galerinë e Qytetit: Rikthim i kujtesës...

Përparim Rama e kthen në funksion Galerinë e Qytetit: Rikthim i kujtesës tonë kulturore, së shpejti ekspozita

Të ngjajshme

Urimi romantik i çiftit të njohur futbollistik, “Lira” dhe Enisi

Çifti i njohur futbollistik, Fatmire “Lira” Alushi dhe Enis Alushi, kanë prekur...

Ky është personi i dyshuar për plagosjen në Pejë

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur...

U rrah keq nga Joshua, Jake Paul bën një postim me para pasi doli nga spitali

Boksieri amerikan dhe YouTuber-i i njohur Jake Paul shkaktoi...

Kirurgu i njohur publikisht përkrahë Ramush Haradinajn

Kirurgu i mirënjohur kosovar, Rame Alaj, ka shpallur publikisht...
- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë lajmin e mirë për rikthimin në funksion të Galerisë së Qytetit. Hapësira që dikur mblidhte intelektualë e aktivistë, do të jetësohet sërish.

- Advertisement -

“Një lajm fantastik për Kryeqytetin. E rikthyem Galerinë e Qytetit. Aty ku dikur mblidheshin intelektualë e aktivistë për të ngritur jetën kulturore, politike e sociale të Kosovës”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

I pari i kryeqytetit ka theksuar se kjo hapësirë, më parë shërbente për një lokal afarist. E tash, shumë shpejt, pritet të happen dyert për një ekspozitë unike.

“Pranë ëmbëltores legjendare ‘Elida’, për dekada, kjo hapësirë ishte shndërruar në lokal afarist. Ne si Kryeqytet e kthyem këtë hapësirë dhe dhe së shpejti galeria do të rihapë dyert me një ekspozitë kushtuar artistëve tanë, atyre që me art mbajtën gjallë idealin”, ka shkruar Rama.

“Ky është rikthimi i kujtesës sonë kulturore, aty ku arti, rezistenca dhe vizioni për të ardhmen bashkohen sërish”, përfundoi postimi i Ramës në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz