Përgjigja e Rexhep Selimit nëse është në krahun e Molliqajt dhe Ahmetit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka folur në televizionin publik lidhur me përparjen që Vetëvendosje është duke u përballur kohën e fundit.
Selimi nga gazetari i RTK-së është pyetur rreth krahut që Selimi mban në këtë periudhë krize brenda VV-së. Selimi ka thënë se nuk krah siç është përfolur.
“Unë them që nuk ekziston krahun sepse nuk ka nevojë që të quhet krah. Ka prej tyre që kanë dhënë mendimet e tyre për këtë situatë. Ka disa siç janë unë që do t;i japim mendimet në forumet e VV-së dhe mbledhjet që do të mbahen”.
Lexo edheBëhuni gati, të dielën ndryshon moti, ja çfarë temperaturash do të mbretërojnë në Kosovë
“Janë konstatime të përfolura por nuk kam krah, pozicionimi im është pozicioni i VV-së. Unë gjithmonë kam qenë në anën e qëllimeve për çka jam angazhuar qysh prej fillimit në Lëvizjen Vetëvendosje”.














