back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmePërfundon rinumërimi i 117 kutive të votimit

Përfundon rinumërimi i 117 kutive të votimit

Të ngjajshme

Hamza bën thirrje për bashkim dhe tejkalim të përçarjeve politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati...

Kapën autorët që vranë 20-vjeçarin shqiptar në oborrin e shtëpisë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në...

Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...
- Advertisement -

Ka përfunduar rinumërimi i 117 kutive të votimit sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Këtë e ka konfirmuar për Express, Valmir Elezi nga KQZ-ja. Ai tha se në orën 14:00 është përmbyllur ky proces.

“Në orën 14 është përmbyllur rinumërimi i të gjitha kutive të votimit.

KQZ-ja do të presë vendimmarrjen e Gjykatës Supreme lidhur me ankesat eventuale për të proceduar tutje drejt certifikimit të Rezultateve Përfundimtare”, tha Elezi.

Ndërkaq, ka përfunduar edhe afati i dorëzimit të ankesave për kandidatët për deputetë apo subjektet politike në Gjykatën Supreme.

Deri në orën 14:00, janë dorëzuar tetë ankesa, gjë që ka ndikuar në shtyrjen e certifikimit të rezultatit zgjedhor.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, certifikimi do të jetë i mundur pasi të bëhet rinumërimi i kutive për të cilat PZAP-i ka vendosur dhe pas vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me ankesat që janë bërë nga kandidatë për deputetë apo nga partitë politike që ishin garuese në këto zgjedhje.

Nga zgjedhjet e 11 qershorit mbetet të bëhet certifikimi rezultateve në mënyrë që të fillojë edhe konstituimi i institucioneve udhëheqëse në vend. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz