BallinaLajmePejanët me 14 autobusë e 600 vetura drejt Prishtinës

Pejanët me 14 autobusë e 600 vetura drejt Prishtinës

Naim Sahiti, zyrtar i AKK-së në Pejë, tha për kallxo.com se mjetet janë nisur nga fshatrat dhe qyteti i Pejës ndërsa për veturat private organizatorët kanë garantuar furnizim me karburante.

Katërmbëdhjetë autobusë dhe rreth 600 vetura të mbushura me protestues janë nisur nga qyteti i Pejës drejt Prishtinës.

Protesta e dy partive opozitare AAK dhe Nisma është paralajmëruar të mbahet në shesin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në protestë, AAK dhe NISMA do të kërkojnë nga qeveria tërheqjen e marrëveshjes me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Kjo është protesta e parë e cila mbahet pas ndarjes së bllokut opozitar, meqë Vetëvendosje është larguar nga blloku opozitar dhe nuk e ka mbështetur protestën e sotme.

- Advertisement -