PDK: Zgjedhjet brenda partisë po i bashkojnë të rinjtë
Zgjedhjet e brendshme të Rinisë Demokratike, kanë vënë në veprim grupet punuese të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke përcjellë punën e kuvendeve zgjedhore, anë e kënd vendit, me tubime dhe debate të brendshme rreth këtij procesi të rëndësishëm partiak.
Kështu thuhet në një komunikatë të PDK-së, ku njoftohet se nga fillimi i këtij aktiviteti të rëndësishëm për zgjedhjen e organeve të reja të Rinisë Demokratike, janë mbajtur mbi 570 takime zgjedhore, në nivel seksionesh, nëndegësh dhe degësh.
Sipas PDK-së, këto angazhime në të gjitha nivelet e Rinisë Demokratike, kanë dëshmuar dhe rikonfirmuar vitalitetin, përkushtimin dhe organizimin e mirëfilltë të rinisë dhe strukturave të tjera për vlerat e mirëfillta të PDK-së, në Dekadën e Re.
“Në këtë drejtim, deri më tani kanë qenë angazhuar, me pjesëmarrje, votim dhe procese tjera brenda Rinisë Demokratike, mbi 15.000 të rinj, të cilët mbështesin, përkrahin dhe zotohen për promovimin e vlerave të Partisë Demokratike dhe vizionit të saj, Dekada e re. Të rinjtë që përcjellin vazhdimësinë e vlerave më të mira dhe më shembullore të Partisë Demokratike të Kosovës dhe organeve legjitime që dalin nga procesi demokratik zgjedhor brenda Rinisë Demokratike, janë garancë e fuqizimit të organeve të partisë shtetformuese, shtetndërtuese, me vizion të qartë me besim, zhvillim dhe integrim”.

Lexo edheHoxha nga Kamenica ka pagën më të ulët në Kosovë, ironizon me ministrat e deputetët e Kosovës
“Me këtë proces të brendshëm demokratik, të rinjtë kanë përzgjedhur dhe vijojnë këtë proces zgjedhor, duke çuar përpara këto vlera të tyre, brenda PDK-së, si forcë e jashtëzakonshme politike, duke dhënë përgjigje dhe dalë përball dhe ofruar zgjidhje për sfidat e të rinjve dhe vendit, në Dekadën e re. Procesi zgjedhor, br enda Rinisë Demokratike, si asnjë herë më parë, ka mbledhur të rinjtë më të devotshëm në çdo cep të Kosovës, duke u zgjedhur dhe duke u bërë kandidat për t’u zgjedhur brenda strukturave me bindjen e thellë se Dekada e re që promovon besim, zhvillim dhe integrim, është rruga e së ardhmes për ta dhe vendin tonë, Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.
PDK thotë se procesi i brendshëm zgjedhor, i nivelit lokal i Rinisë Demokratike, do të përmbyllet me Konventën zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës, duke fuqizuar rininë në marrjen e përgjegjësive, përfaqësim dhe si pjesë e procesit, vlerave dhe vizionit të Dekadës së re, të Partisë Demokratike të Kosovës.















