PDK shpalos sloganin e fushatës: “Stop Krizës. Ndrysho Kosovën”, Hamza kërkon ndryshim në Kosovë
dp

Lexo edheHamza prezanton sloganin e fushatës së PDK-së: Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, tha se slogani i ri paraqet një thirrje për ndryshim dhe për t’i dhënë fund krizave me të cilat, sipas tij, po përballen qytetarët e Kosovës.
Në videon promovuese shfaqen 16 persona të profesioneve dhe grupmoshave të ndryshme duke thënë fjalën “STOP”, ndërsa Hamza thekson se vendi ka nevojë për më shumë stabilitet, siguri dhe fokus tek mirëqenia e qytetarëve.
“STOP krizave politike. STOP çmimeve të larta. STOP pasigurisë, përçarjes dhe mungesës së shpresës”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Hamza.
Ai ka deklaruar se kërkesa për ndryshim po vjen çdo ditë nga qytetarët në të gjithë Kosovën, duke përmendur familjet, të rinjtë, punëtorët dhe pensionistët që po përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale.

Lexo edheHamza prezanton sloganin e fushatës së PDK-së: Stop Krizës. Ndrysho Kosovën!
Sipas Hamzës, ndryshimi është bërë domosdoshmëri për vendin.
Në fund të videos, kandidati i PDK-së për kryeministër përcjell mesazhin: “T’i japim fund krizave. Ta ndryshojmë bashkë Kosovën!”. /Lajmi.net/