PDK në Skenderaj përgatitet për zgjedhje të brendshme
PDK në Skenderaj do të mbajë zgjedhjet e brendshme në nivel të degës. Kështu ka bërë të ditur kryetari i degës së kësaj partie në Skenderaj, Sami Lushtaku.
Lushtaku ka ftuar që të jenë pjesë e garës, të gjithë ata që besojnë se mund të kontribuojnë për të mirën e vendit.
Publikimi i plotë i Lushtakut:
Dega e PDK-së në Skenderaj e gatshme për zgjedhjet e brendshme
Komisoni Zgjedhor i degës së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur takimin e këtij organi ku ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e brendshme në nivel të degës.
Si Kryetar i degës dhe kryetar i Komisionit Zgjedhor më këtë rast u shpreha se, Dega e PDK-së në Skenderaj është e përgatitur për këtë proces të rëndësishëm për partinë dhe të ardhmen e saj. PDK në Skenderaj do të krijojë mundësi të barabartë për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, për të gjithë anëtarët e PDK-së dhe qytetarët e Skenderajt.

Lexo edheApel urgjent për ndihmë – Nëse nuk mundesh ta ndihmosh, të paktën shpërndaje këtë video
Ftoj intelektualë, mjekë, profesorë, të rinj profesionistë, të gjthë qytetarët që konsiderojnë se mund të japin kontribut në të mirë të vendit, që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor duke i siguruar se do të kenë hapësirë të mjaftueshme për të gjithë, që të kontribuojnë në avancimin e politikave dhe programit politik të PDK-së-Dekada e Re.
PDK në Skenderaj gjatë procesit të brendshëm do të mbajë zgjedhje në të gjtha nivelet e organizimit, duke përfshirë kuvendet e nëndegëve, Kuvendin e degës dhe Kryesinë e degës.
#PDKSkenderaj
#DekadaeRe














