BallinaLajmePDK në Skenderaj në mungesë të Sami Lushtakut, votat synon t'i mbledh...

PDK në Skenderaj në mungesë të Sami Lushtakut, votat synon t’i mbledh përmes Mergim Lushtakut

Të ngjajshme

Bordi i Transparencës në Shqipëri rrit çmimin e naftës dhe të benzinës

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur sërish rritjen...

FFK publikon prapaskenat nga fitorja historike ndaj Sllovakisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një video...

“Behind the Scenes”: Dardanët zbulojnë prapaskenat e fitores epike ndaj Sllovakisë

Një rrugëtim i paharrueshëm është sjellë për publikun përmes...

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do ta ketë Sami Lushtakun për të kërkuar vota në Skenderaj për zgjedhjet e 11 qershorit, por Kadri Veseli e ka futur në listë për deputet djalin e këtij të fundit, Mërgimin.

 

Në Rahovec kjo parti synon që të marrë vota me djalin e Ukshin Hotit, Andinin, ndonëse disa nga politikanët “veteranë” të partisë i ka lënë jashtë listave.

Bëhet fjalë për ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin, si dhe ish-ministrin e Financave Besim Beqajn, etj., të cilët nuk janë futur në listat e PDK-së për deputetë.

Edhe LDK-ja synon që vota të fitojë duke e prezantuar ish-kreun e “Riinvest”-it, Lumir Abdixhikun, analistin Driton Selmanajn, derisa ish-deputetët Shpejtim Bulliqi, Adem Salihaj dhe Hatim Baxhaku kanë mbetur jashtë listës për deputetë.

“Ju falënderoj nga zemra miqtë e mi për përkrahjen dhe kurajën që më keni dhënë gjatë tërë këtij procesi! Unë ju siguroj që tërë puna dhe angazhimi im, në cilindo nivel qoftë ai, do të jetë në radhë të parë mbrojtja dhe ruajtja e integritetit territorial të shtetit tonë!”, ka shkruar në rrjetin social “Facebook” ish-deputeti Shpejtim Bulliqi. /Zëri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz