BallinaLajmePDK me kandidatë të rinj për kryetarë të gjysmës së komunave

PDK me kandidatë të rinj për kryetarë të gjysmës së komunave

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Shumë shpejt pritet të mbyllen listat me emrat e kandidatëve për kryetar komunash për zgjedhjet e 22 tetorit. Derisa disa parti kanë filluar të zyrtarizojnë kandidatët, është Partia Demokratike e Kosovës që nuk ka bërë publik pothuajse asnjë emër të tyre. PDK do të ketë kandidatë të rinj për kryetar të komunave në gati gjysmën e komunave

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, është shprehur se PDK është në fazën finale të përgatitjes për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Sipas Deliut, këtë javë fillon edhe prezantimi i kandidatëve për kryetar të komunave.

“Ajo çfarë është e rëndësishme, në këto zgjedhje PDK do të ketë mbi 300 personalitete të reja që do të jenë pjesë e listave zgjedhore nëpër komuna. PDK do të ketë kandidatë të rinj për kryetar të komunave në gati gjysmën e komunave”, ka thënë Deliu për Indeksonline.

Madje, sipas saj, PDK ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale që në përfundim të atyre nacionale.

“Që nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare të qershorit, PDK ka filluar përgatitjet e zgjedhjeve lokale dhe ekipet tona të ekspertëve janë marrë me hartimin e programeve specifike për secilën komunë, programe që u përgjigjen më së miri kërkesave të qytetarëve, të cilat do të sigurojnë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës në shumicën e komunave”, ka përfunduar Deliu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz