Pas mallkimit që i bëri Ramush Haradinaj, flet Rafet Rama

Marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, e nënshkruar më 26 gusht të vitit të kaluar në Vjenë është bërë shkas qe skena politike të polarizohet më të madhe. Për çështjen e demarkacionit është bllokuar Kuvendi për muaj të tëre dhe ka pasur protesta në rrugë. Ndërsa, nuk kanë munguar as komentet dhe ndarjet në patriot e tradhtarë.
Ramush Hardinaj, kryetar i AAK-së, njihet si ideatori i kauzës për demarkacionin. Ai nuk kishte hezituar t’ia përplas në fytyre, hartat, kryetarit të komisionit Shtetëror, Murat Mehës, i cili ka bërë shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Ndërsa, u ka çuar selame të forta edhe krerëve të institucioneve se e kanë të kotë përpjekjen e tyre për të kaluar demarkacionin
Mesazh të fortë i ka dërguar edhe njërit nga bashkëluftëtarët e tij, Rafet Rama.
Madje, deputetit të PDK-së, i ka thënë se nuk do të ia falë kurrë, nëse vota e tij do të ishte pro versionit aktual.
“Tu u mundu me pshtu Rafetin, sot vëllai im është në varr. Unë e kam pshtu atë tu besu në shqiptari dhe në liri, e ky mu çu me qitë votën për këtë version nuk ia fali. I mallkum është prej meje dhe prej krejt atyre qe besojnë në liri”, ka thënë Haradinaj mbrëmë në emisionin ‘Komiteti’.
E, Rafet Rama Rama thotë se nuk e ka parë komentin e Haradinajt për të. Megjithatë, thotë se për liderin e AAK-së gëzon respekt të madh.

Lexo edheKryeministri Mustafa shkarkon një ministër
“Kam respekt për Haradinajn qysh ka edhe ai për mu. Këto janë çështje politike. Gjatë luftës kemi pasur raporte të shkëlqyeshme, vëllazërore dhe raportet i kemi edhe tani”, ka thënë Rama për ‘Indeksonline’.
Sa i përket çështjes se demarkacionit, Rama ka ngurruar të japë qëndrimin e tij. Përkundër insistimit tonë, ai ka thënë se votën do ta bëjë publike kur të vijë koha.
“Qëndrimi im për demarkacionin do ta bëj publik në Kuvend në momentin e fundit. Nuk dua të prononcohem tani”, ka thënë Rama.
I pyetur, nëse Haradinaj po ngutet kur po jep vlerësimet, deputeti i PDK-së thotë se ai nuk po ngutet.
Ratifikimi i projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi, është kriter i Bashkimit Evropian, për heqjen e vizave për kosovarët. Mali i Zi ka kohë qe e ka ratifikuar këtë marrëveshje.
Gjatë kësaj kohe në mungesë të votave qeveria e Kosovës dhe partnerët e koalicionit janë përpjekur qe të gjejnë forma të ndryshme për t’i dhënë epilog kësaj marrëveshje, por pa sukses. /Indeksonline/














