back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaSportPas fitores ndaj Kosovës, Xhaka shkon në përkrahje të ekipit shqiptar

Pas fitores ndaj Kosovës, Xhaka shkon në përkrahje të ekipit shqiptar

Të ngjajshme

FC Dardania Basel ka shënuar një fitore të madhe me rezultat 9-0 ndaj SV Sissach, duke treguar forcën dhe karakterin e ekipit.

Ndeshja u veçua edhe nga prania e dy mysafirëve specialë, futbollistëve shqiptarë Granit Xhaka dhe Albian Ajeti, të cilët ndoqën nga afër lojën.

Xhaka u paraqit si mysafir në këtë ndeshje, pas triumfit ndaj Kosovës mbrëmë në Bazel, ku Zvicra fitoi 4-0.

Klubi i falënderoi për praninë e tyre, duke e cilësuar si një përvojë shumë të bukur për ekipin dhe tifozët.

Pas këtij triumfi, Dardania Basel tashmë e ka vëmendjen tek ndeshja e Kupës që do ta zhvillojë të martën kundër FC Mohlin, skuadër që garon në Ligën e 2-të.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz