BallinaLajmePas emërimit në MPB, zëvendësministri e rehaton edhe kushërirën e vet

Pas emërimit në MPB, zëvendësministri e rehaton edhe kushërirën e vet

Të ngjajshme

Vritet një person në Klinë, dyshohet se u qëllua nga vëllai i tij pas një fjalosjeje

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës,...

Malisheva nuk ka nevojë me dëshmu asgjë/ Ish-deputetja i reagon ashpër Sevdai Radogoshit

Ish-deputetja e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi, i ka reaguar ashpër...

E jashtëzakonshme: 16-vjeçari Erblin Osmani debuton me Bayernin

Mesfushori i talentuar i akademisë së Bayern Munichut, me...

Putini në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike

Presidenti rus Vladimir Putin i uroi udhëheqësit iranianë për...

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e PDK’së, Izmi Zeka ka rehatuar në kabinetin e vet kushërirën e tij.

Izmi Zeka, i cili është emëruar në pozitën e zëvendësministrit në MPB në muajin tetor është përkujdesur që ta bëjë me një vend pune, kushërirën e tij, Vlora Zekën. Këtë të fundit, ai e ka marr për asistente të tij personale.

Zeka është një ndër katër zëvendësministrat që ka Ministria e brendshme.

Gazeta Express merr vesh se Zëvendësministri Zeka dhe asistentja e tij Vlora, e cila mban po të njëjtin mbiemër, kanë lidhje të ngushtë familjare, pasi ajo është vajza e axhës së tij.

Se Vlora Zeka tashmë ka nisur punën në MPB e ka konfirmuar për Express vetë ky institucion.

“Mund të ju konfirmojmë se znj. Vlora Zeka punon asistente administrative në zyrën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka”, thuhet në përgjigjen elektronike të zyrës për Informim të kësaj ministrie.

Vetëm dje ambasadorët e Quintit në Kosovë kanë bërë thirrje që korrupsioni dhe nepotizmi të çrrënjosen plotësisht nga institucionet publike.

Ambasadori i Britanisë, Ruairi O’Connell, tha se njerëzit nuk duhet të punësohen në institucione publike vetëm për shkak të lidhjeve partiake apo personale me dikë.

“Në Ambasadën Britanike në veçanti jemi të përqendruar në fenomenin e nepotizmit dhe klientelizmit. Projekti ynë i punës me institucionet kosovare është që të thyej atë se njerëzit nuk duhet të punësohen vetëm për shkak të lidhjeve partiake apo personale me dikë. Por, në fund të fundit ne jemi vetëm duke ofruar një shërbim sepse ju takon institucioneve dhe qeverisë kosovare që të tregoj që kjo kulturë ka ndryshuar”, tha O’Connell.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz