Pas 6 viteve bashkë, ndahen analistët e RTV Dukagjinit

Analistët e njohur televiziv të RTV Dukagjinit, Ermal Panduri, Fidan Rama e Arben Ahmeti nuk do të jenë më bashkë.
Rama e Ahmeti pritet të jenë pjesë e një projekti të ri televiziv, duke braktisur Dukagjinin pas 6 vjetëve të kaluar.
Lajmin e ka dhënë Ermal Panduri duke konfirmuar ndarjen miqësore.

“Në vitin 2014, ateherë kur m’u besua drejtimi i RTV Dukagjini, vendosa që të krijoja një ekip, që do ta dërgonte në një tjetër nivel këtë medium!
Vetëm pas pak ditësh, i ftova të më bashkoheshin në ekip dy shokët e mi, të cilët në atë kohë punonin në një medium tjetër!
Fidan Rama po rikthehej në Dukagjin, Arben Ahmeti, përpos shok imi, nga ateherë do të beheshim edhe kolegë!
Lexo edheNjë foshnjë disamuajshe ndër 5 të prekurit me Covid-19 në Fushë-Kosovë
Kështu edhe u kompletua 5-shja e bordit të drejtorëve! Dardan Belegu, Edita Doli, Fidan Rama, Arben Ahmeti dhe unë!
Për 6 vjet, më shumë se nga 16 orë në ditë kemi kaluar bashkë, me një qëllim të vetëm, për ta shtyer përpara projektin e RTV Dukagjini.
Sot, pas këtij rrugetimi, dy shokët e mi, Fidani dhe Arbeni, po vazhdojnë në projektet e radhës!
Faleminderit që ishit pjesë e ekipit tim!
Ka qenë prej pjesëve më të bukura të jetës!
Përjetë falënderues” thuhet në njoftimin e Pandurit./Indeksonline/














