back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmePartitë politike fillojnë ‘fushatën zgjedhore’ – “qeveria Haradinaj mund të ndrrohet edhe...

Partitë politike fillojnë ‘fushatën zgjedhore’ – “qeveria Haradinaj mund të ndrrohet edhe pa zgjedhje”

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Ditëve të fundit, shumica e partive politike kosovare, kanë filluar sensibilizimin e simpatizantëve në teren, duke mbajtur tubime të shpeshta me ta, shkruan Gazeta Blic.

Teksa, Partia Demokratike e Kadri Veselit, është duke i mbajtur zgjedhjet brenda partiake, po zhvillon tubime të shumta në shumicën e komunave të Kosovës.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka filluar angazhimin me strukturat e partisë, përmes tubimeve që po i mbajnë nëpër qendrat kryesore të vendit.

Kurse, Lëvizja Vetëvendosje, tashmë ka filluar tubimet intensive me qytetarët e Kosovës, nëpër të gjitha komunat e vendit, me qëllim të mobilizimit për protesta deri në rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Për dallim nga to, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, edhe pse i janë afruar zgjedhjet e brendshme, dhe përçarja eventuale brenda partisë, ka organizuar kohëve të fundit, disa tubime me elektoratin e saj.

Edhe NISMA e Fatmir Limajt, po zhvillon takime me qytetarë nëpër Kosovë.

Partia më e madhe në koalicionin PAN, ajo e PDK-së, përveç tubimeve, ka filluar edhe ashpërsimet e gjuhës karshi partnerit të tyre, kryeministrit Ramush Haradinaj.

Numri 2 i PDK-së, Enver Hoxhaj, dy ditë radhazi ka dhënë sinjale të qarta që vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, përmes rrëzimit të qeverisë.

Teksa të shtunën mbajtën konventën zgjedhore në qytetin e Prizrenit, Hoxhaj tha hapur se shpresa në këtë vend, mund ta rikthehet vetëm nëse në krye të qeverisë vjen kryetari i PDK-së, tani kryetar edhe i Kuvendit, Kadri Veseli.

I gjithë ky mobilizim nga partitë kryesore kosovare, po shihet si një tendencë për të ndryshuar dicka brenda qeverisë Haradinaj.

Analisti politik, Shkelzen Maliqi, në një përgjigje për Gazetën Blic, ka thënë se po vërehet qartë një mobilizim më i shtuar nga ana e partive kosovare, por shton se nuk arrin ta kuptojë se kujt mund t’i konvenojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“E vërteta është që po shohim një përgatitje më të madhe nga pothuajse të gjitha partitë politike që të shkojnë në zgjedhje. Madje, po e shohim edhe një lloj fushate që shumica prej tyre kanë filluar që ta bëjnë kohëve të fundit. Ajo çka nuk mund ta kuptoj është se cilës parti i konvenon mbajtja e zgjedhjeve në këtë kohë. Prandaj, ckado që themi nuk mund të jetë shumë e saktë dhe shumë e qëllueshme”, ka thënë Maliqi.

Analisti Maliqi, ka shtuar se qeveria Haradinaj duhet ndryshojë, por sipas tij kjo mund të bëhet edhe pa shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Maliqi, lë hapur mundësinë që brenda një kohe të shkurtër të mund të ketë ndryshim të qeverisë, pa shkuarje në zgjedhje, duke thënë kjo mund të bëhet me ndonjë marrëveshje eventuale që ndonjë parti në opozitë të futet në qeveri, duke e ndrruar përbërjen e saj.

Shkak për këtë Maliqi, thotë se mund të jetë ngecja dhe bllokimi që kryeministri Haradinaj, ia ka bërë dialogut Kosovë-Serbi.

“Ne kemi një qeveri që duhet të rrëzohet, për shkak të bllokadës që kryeministri Haradinaj, po ia bënë dialogut Kosovë-Serbi. Por, në të njëjtën kohë, nuk mund të jemi të sigurtë që mund të rrëzohet qeveria. Ajo mund të ndërrohet, por jo të rrëzohet. Mund të ketë ndonjë marrëveshje me ndonjë parti tjetër, që të futet në qeveri dhe ta zëvendësoj kryeministrin Haradinaj”,ka thënë Maliqi.

FOTO/ Shkelzen Maliqi, analist

E kjo gjë nuk po shihet aspak si rrezik nga ana e partnerëve të koalicionit qeverisës.

Menjëherë pas deklarimit të Hoxhajt, se “shpresa në vend kthehet kur Kadri Veseli bëhet kryeministër”, ka ardhur reagimi i dy partive tjera që janë në qeveri – Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate.

Të dy këto parti, kanë deklaruar se janë të gatshëm që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, duke lënë të kuptohet se nuk frikësohen nga to.
Qeveria Haradinaj, ishte themeluar në shtator të vitit 2017, pas zgjedhjeve të mbajtura në qershor të atij viti.

PDK-AAK dhe NISMA, kishin qenë së bashku edhe në kuadër të një koalicioni parazgjedhor, ku patën nominuar Ramush Haradinajn, për kryeministër.

Të trija këto parti kishin dalur të parat në zgjedhje, teksa formimi i qeverisë nuk ka mund të ndodh pa përfshirjen e Aleancës Kosova e Re, të Behgjet Pacollit.

Partia e Pacollit, kishte garuar në ato zgjedhje, në një koalicion po ashtu të gjerë, ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ALTERNATIVA-s./Gazeta Blic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz