Pamjet nga ajri tregojnë më së miri dëmet në Gjermani – mbi 100 të vdekur shkaku i përmbytjeve
BILLI

Lexo edheMbi 100 viktima dhe qindra të zhdukur nga vërshimet në Gjermani

Mbi 100 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë llogariten si të zhdukur në Gjermani pas disa përmbytjeve më të mëdha në dekadat e fundit.
Reshjet rekord të shiut në Evropën veri-perëndimore bënë që lumenjtë të shpërthenin brigjet e tyre, duke shkatërruar rajonin.
Shtetet gjermane të Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia ishin më të goditurat, raporton bbc.

Së fundi ka rrjedh një video e realizuar nga helikopteri teksa shihen dëmet që kanë shkaktuar vërshimet në qytetin Erstradt, jug-perëndim të Kolnit.

Lexo edheMbi 100 viktima dhe qindra të zhdukur nga vërshimet në Gjermani
Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për një betejë të vendosur kundër ndryshimit të klimës.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu do të sillte impulse të reshjeve ekstreme të tilla si ky.
Ndryshe, Belgjika, Holanda dhe disa vende të tjera evropiane janë duke përjetuar mot të ligë. /Telegrafi/