Pamje të veturës pas aksidentit ku humbën jetën 3 persona në mengjesin e sotëm

Mëngjesin e sotëm rreth orës 01:10 kemi pranuar informatën se ne rrugën Peje-Vitomiricë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime te renda trupore. Makina është shkatërruar plotësisht.
Express sjell foto nga vendi I ngjarjes.
Në këtë aksident ka qene e përfshire një veturë me targa vendore.
Deri te aksidenti sipas policisë ka ardhur përderisa drejtuesi i automjetit ka tentuar që me shpejtësi të shkyçet nga rruga kryesore për një rrugë anësore. “Dhe për shkak të shpejtësisë nuk ka arritur ta bëjë kthimin e sigurt dhe i njëjti është përplasur në një mur”.
Lexo edheHomazhe dhe mbledhje komemorative në Kuvend me rastin e vdekjes së Fadil Vokrrit
Dy persona që ndodheshin në makinë kanë arritur në spital pa shenja jete, një tjetër po trajtohet në Spitalin e Pejës dhe shoferi i cili është në gjendje të keqe është dërguar në QKUK në Prishtinë. Megjithatë nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Viktimat janë du femra dhe një mashkull
















