BallinaLajmePamje nga rrahja mes disa personave në Pejë, shikoni se si gruaja...

Pamje nga rrahja mes disa personave në Pejë, shikoni se si gruaja e moshuar hy në mes turmës për t’i ndarë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Një rrahje mes disa personave ndodhi pasditen e djeshme në rrugën ‘Adem Jashari’ në qytetin e Pejës.

Të përfshirë në këtë rast ishin disa persona të moshave të ndryshme, teksa të dyshuarit kanë sulmuar viktimat duke i goditur me grushte dhe shufra, ku edhe janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës ka identifikuar dhe arrestuar personat:

P. A. lindur në vitin 1986 m.k.sh.

Q. A. lindur në vitin 1997 m.k.sh.

J. A. lindur në vitin 1996 m.k.sh, ndërsa personi i katërt i përfshirë në këtë rast është në kërkim për t’u arrestuar.

Dy viktimat e këtij rasti kanë pranuar tretman mjekësor, teksa më pas edhe janë intervistuar nga hetuesit.

Në një video të siguruar nga Indeksonline shihet rrahja e ndodhur në Pejë, ku një grua e moshuar nuk hezitoi që të tentonte t’i ndante personat që po rriheshin.

Ajo shihet teksa hy mes të përfshirëve në këtë rrahje, duke u munduar që të parandalonte këtë rrahje të bëhej edhe më e madhe.

Janë të rralla kur njerëzit hynë në mesin e një rrahje, pasi rreziku është gjithnjë mjaftë i madh, por siç duket kjo grua rrezikoi veten duke tentuar t’i ndante të përfshirët në këtë sulm fizik./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz