back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeBashkatdhetarët nga Gjermania dhurojnë 3 mijë e 800 euro për familjen Abazi

Bashkatdhetarët nga Gjermania dhurojnë 3 mijë e 800 euro për familjen Abazi

Të ngjajshme

Policia shqipton rreth 1 mijë e 900 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1896 gjoba për kundërvajtësit...

Dy ditë para zgjedhjeve, Presidentja Osmani fton mërgatën në pritje festive

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka bërë...

Konjufca: Lotët e nënës Rukë janë lot dhimbjeje dhe krenarie, askush s’mund t’i gjykojë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën...

Kjo është dhurata “modeste” që aktorja preferon për fundvit

Aktorja Blake Lively ka zbuluar se çfarë dhurate i...

Një grup i bashkatdhetarëve nga Kaiserslautern i Gjermanisë, së bashku me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, i kanë dorëzuar sot donacionin prej 3 mijë e 885 euro familjes Abazi nga Livoçi e Epërm, e cila nga tërmeti në Shqipëri humbi dy djemtë e saj, Isën e Shemsedinin.

Paraprakisht, kryetari Haziri i ka pritur në takim grupin e bashkatdhetarëve që e kryesoi Xhevat Berisha, të cilët i ka falënderuar për solidaritetin e madh për këtë familje.

Haziri tha se është lajm i mirë që edhe pas mbrëmjes humanitare “Pak nga ne, shumë për ata IV”, donacionet e njerëzve të vullnetit të mirë po vazhdojnë, për t’i dalë në mbështetje kësaj familje.

Përndryshe, në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata IV”, e cila është mbajtur të shtunën, u premtuan mbi 100 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz