back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmePakënaqësia ndaj ligjit të pagave, protestojnë punëtorët e kontrollit ajror

Pakënaqësia ndaj ligjit të pagave, protestojnë punëtorët e kontrollit ajror

Të ngjajshme

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Çdo muaj ka ngritjet dhe uljet e veta, si...

Arsenali gati për një transferim surprizë! Refuzohet tentativa e parë nga Newcastle Unitedi

Arsenali po eksploron një lëvizje surprizë në “Deadline Day”...

Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00...

“Kamishi” dorëzon dy ankesa në PZAP

Bekim Haxhiu-Kamishi, kandidati i PDK-së në zgjedhjet e fundit...

Bie vlera e arit dhe argjendit

Një rënie e çmimeve të arit dhe argjendit u...

Sindikata e Kontrolleve të Trafikur Ajror dhe Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Kontrollit Ajror, kanë njoftuar që në shenjë pakënaqësie ndaj mospërmbushjes së kërkesave me ligjin për paga, që nga sot do të ofrojnë vetëm shërbim bazik. Ata kanë paralajmëruar edhe grevën që do ta mbyllte të vetmen portë ajrore të Kosovës për trafikun komercial.

Sipas sindikatave të gjithëve aeroplanëve komeprcial nuk do t’i ofrohet asnjë shërbim shtesë që do të rezulton me shkurtimin e kohës së fluturimit, dhe kështu çdo fluturim do të vonohet së paku 20 minuta në shkuarje dhe në ardhje.

“Ky është vetëm hapi i parë në shenjë proteste i kontrollorëve deri në realizimin e kërkesave tona të vetme për largimin nga ligji i pagave i Agjencisë të Shërbimeve të Navigacionit Ajror, i cili është agjencion me të ardhura vetanake dhe që duhet të qëndrojë i pavarur sipas të gjitha praktikave dhe ligjeve të Bashkimit Evropian.

 

 

Të dy sindikatat i kanë kërkuar presidentit Thaçi që ta kthejë në rishqyrtim ligjin për paga në mënyrë që Kuvendi të bëjë ndryshime e kërkuara. Po ashtu, kanë paralajmëruar që nëse nuk përmbushën kërkesat e tyre, do të detyrohen të kalojnë në hapat më radikal, duke mos përjashtuar edhe grevën që do ta mbyllte të vetmen portë ajrore të Kosovës për trafikun komercial.

Të Fundit

Sport

ShowBiz