BallinaLajmePacolli reagon sërish për propagandën në Serbi: Askush nuk i ka fyer...

Pacolli reagon sërish për propagandën në Serbi: Askush nuk i ka fyer deputetët serb!

Të ngjajshme

“Vetëm mjekët të qëndrojnë”, Merz synon kthimin e 80 përqind të sirianëve në atdhe

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se shumica e sirianëve...

Gattuso: Për ne është njëjtë si Uellsi, si Bosnja

Gennaro Gattuso siguron se Italia “nuk sheh asnjë diferencë...

Jusaj: Me largimin e akcizës nafta mundë të dal 1.45 euro

Rritja e çmimit të naftës e cila po prekë...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se propaganda nxitëse e urrejtjes në Serbi, e sponsorizuar nga Qeveria e Beogradit sot vazhdoi me shpifjet për gjoja fyerjet që deputetët e Kuvendit të Kosovës bënë ndaj kolegëve të tyre serb, por kushdo që e ka përcjellë seancën e Kuvendit, e kanë vërejtur se realiteti ka qenë krejtësisht tjetër.

Pacolli ka shkruar se përkundrazi, sot në Kuvendin e Kosovës atmosfera ishte e qetë dhe festive.

Shkrimi i plotë i të parit të MPJ-së:

Propaganda nxitëse e urrejtjes në Serbi, e sponsorizuar nga Qeveria e Beogradit sot vazhdoi me shpifjet për gjoja fyerjet që deputetët e Kuvendit të Kosovës bënë ndaj kolegëve të tyre serb. Kushdo që e ka përcjellur seancën e Kuvendit, e transmetuar drejtpërdrejtë nëpër të gjitha televizionet vendore dhe gazetarët ndërkombëtar prezent, e kanë vërejtur se realiteti ka qenë krejtësisht tjetër.

Përkundrazi, sot, në Kuvendin e Kosovës atmosfera ishte e qetë dhe festive.

Në mënyrë plotësisht ligjore dhe duke respektuar në plotëni procedurat demokratike, Kuvendi i Kosovës themeloi ushtrinë e Republikës, si një forcë mbrojtëse ushtarake në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie e religjioni. Ushtria jonë, e trajnuar sipas standarteve më të larta të NATO-s do të jetë e gatshme po ashtu që të shërbejë nëpër misione paqeruejtse në botë, përkrah vendeve liridashëse me aspiratën sublime për t`u anëtarësuar në Aleancën Veriatlantike.

Një falenderim I madh për secilin deputet nga të gjitha komunitetet që votuan PËR./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz