BallinaLajmePacolli prezantoi 22 kandidatët për deputetë të AKR'së

Pacolli prezantoi 22 kandidatët për deputetë të AKR’së

Të ngjajshme

1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje me pagesë në Danimarkë

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka aprovuar kërkesën e...

Napoli nën hijen e Vezuvit: Filmi i ri i Gianfranco Rosi

Gianfranco Rosi, 62 vjeç, i njohur për portretet poetike...

Libani publikon shifrat shqetësuese që nga fillimi i luftës

Numri i viktimave nga sulmet e Forcave Mbrojtëse të...

Përmes një konference për media, sot Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli prezantoi 22 kandidatët për deputetë, të cilët do të jenë përfaqësues potencial të qytetarëve pas zgjedhjeve te 11 qershorit.

Lista e AKR-së për deputetë përbëhet prej kandidatëve që vijnë nga e gjithë Kosova, duke përfshirë këtu edhe të rinjtë dhe gratë të cilat përbëjnë rreth 45% të listës.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve dhe përkrahësve të shumtë të Aleancës Kosova e Re, Presidenti Pacolli e bëri një prezantim të shkurtër për të gjithë kandidatët e AKR-së, duke folur kështu për biografinë dhe sukseset e tyre.

Duke i prezantuar 22 kandidatët e AKR-së për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, lideri i AKR-së tha se Kosovës i nevojitet një krah i forte për të bërë ndryshime.

“Kosovës i nevojiten kuadro të reja, njerëz të shkolluar, të devotshëm dhe që qeverisin me duar të pastra, kandidatët tanë janë ata. AKR me këto forca do të jetë e përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës, ndërsa siç e shihni, ne nuk e anashkalojmë as rininë e as gratë”, tha ndër të tjera Presidenti i AKR-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz