OVL UÇK: Shqetësimet për Specialen ia përcollëm Zyrës së BE-së
dp

Lexo edheDogji një garazhë dhe dy vetura në Pejë – Arrestohet i dyshuari

Një delegacion i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së u prit të enjten në një takim nga Jarmo Helppikangas, shef i Njësisë për Sundimin e Ligjit, Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në njoftimin e lëshuar nga OVL UÇK thuhet se gjatë takimit, delegacioni shprehu shqetësimet lidhur me Gjykatën Speciale.
“E falënderojmë Helppikangas për gatishmërinë për të na dëgjuar dhe kërkuam nga ai që këto shqetësime t’i përcjellë tek të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Lexo edheDogji një garazhë dhe dy vetura në Pejë – Arrestohet i dyshuari
OVL UÇK, në fund deklaroi se e vlerëson rolin dhe kontributin e Bashkimit Evropian në forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë./Indeksonline/