OSBE: Zgjedhjet në Kosovë “pa parregullsi të mëdha”
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur në mënyrë të organizuar dhe “pa parregullsi apo incidente të mëdha”.
Ekipet e OSBE-së kanë ofruar ndihmë teknike për organizimin e zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, të cilat janë të banuara me shumicë serbe.
OSBE tha se parregullistë kanë pasur të bëjnë me “mospranimin e kartave serbe të identitetit të disa votuesve dhe me raste të votimit të dyfishtë ose shumëfishtë”, por shtoi se këto çështje janë zgjidhur.
Lexo edheVjosa Osmani ka një njoftim të rëndësishëm
Rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë treguar se koalicioni midis Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet e 11 qershorit./REL/














