Ortiz rikthehet me nokaut dërrmues, i duhen vetëm 45 sekonda për ta mundur Floresin
BILLI

Lexo edheKoeman shpjegon arsyen pse Messi ishte në stol

Kubani, i cili është sfidues i titullit të botës, u rikthye në ring këtë fundjavë pas humbjes së dytë ndaj ish-kampionit të botës në WBC, Deontay Wilder, transmeton Gazeta Express.
Humbjet ndaj Wilderit janë të vetmet në karrierën e Ortizit.
Ortizit nuk iu desh aspak kohë për ta rrahur Floresin në meçin e zhvilluar në Los Angeles.
41-vjeçari e rrëzoi në tapet Floresin me një kombinim fatal; një e majtë e fuqishme në kokë që e shtyu atë mbrapa e pastaj një e djathtë në trup.

Lexo edheKoeman shpjegon arsyen pse Messi ishte në stol
Flores nuk ishte në gjendje të vazhdonte më pas këtyre goditjeve.
Kjo fitore ia forcon Ortizit pozitën në vendin e tretë në renditjen e WBC-së, ku Tyson Fury është kampion i tanishëm.
Fury pritet ta mbrojë titullin kundër Agit Kabayel në dhjetor./Gazeta Express/