back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaShqiptareNxënësve shqiptarë u pamundësohet arsimimi, drejtori i shkollës, kryetari i komunës dhe...

Nxënësve shqiptarë u pamundësohet arsimimi, drejtori i shkollës, kryetari i komunës dhe ministri i arsimit nuk ndërmarrin masa

Të ngjajshme

GOL: Spanja U21 në epërsi kundër Kosovës U21

Spanja U21 ka kaluar në epërsi kundër Kosovës U21. Pas...

Identifikohen autorët e grafiteve në Bujanoc

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka thënë se janë...

Netanyahu thotë se lufta në Gaza mund të përfundojë nëse Hamasi pranon propozimin e Trump

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se lufta në Gaza...

Shuhet thuajse çdo shpresë për hapjen e paraleles shqipe për klasën e gjashtë në shkollën fillore “Njegosh” të Idrizovës.

Për këtë flet vendimi i komunës Gazi Babë, drejtuar sot udhëheqësisë së shkollës në të cilin thuhet se kërkesa për hapje të një parale të re është bërë me vonesë, pas fillimit të vitit të ri shkollor dhe se e njëjta kërkon kushte të posaçme për formimin e saj, sepse klasa do të numëroj vetëm 11 nxënës.

Gjithashtu, në vendimin e komunës Gazi Babë nënvizohet se paralelja e re duhet të shoqërohet edhe me 10 punësime të reja për të cilat duhet kërkuar pajtueshmëri edhe nga Ministria e Financave.

Përveç arsyetimeve të lartpërmendura, nga komuna kërkojnë që prindërit që fëmijët ti dërgojnë në shkollën fillore të fshatit Ognjancë për mësim në gjuhën shqipe, ku edhe do të organizojnë transport për 11 nxënësit.

Por, prindërit nuk pajtohen me këtë vendim. Sipas tyre, shkolla në Ognjancë nuk është risi dhe zgjidhje por mundësi që ka ekzistuar prej shumë vitesh.

“Por, ne nuk pajtohemi me këtë se ne e i kemi pas këto shansa, këto mundësi çdo herë, qysh nga vitet e tjera dhe neve nuk pranojmë kur shkolla është e zbrazur në ndërrimin e dytë, por edhe kur është i pari ndërrim kati i dytë çdo herë rrin i zbrazët. Kushtet janë që nga 2007. Ne fëmijët do ti mbajmë në shtëpi por edhe do ta bojkotojmë mësimin. Nga e hëna ose nga nesër, nuk dihet, por do të informohen të gjithë do të fillojmë me bojkot dhe protesta më radikale”-tha Rizvan Seferi, prind.

Fotografia e G'zim Kastrati

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi e ka vlerësuar si jo serioz, të turpshëm dhe të papërgjegjshëm vendimin e komunës Gazi Babë. Ademi nuk ka dhënë përgjigje nësë do ti merr kompetencat në arsim kreut të Gaziz Babës, por duke njoftuar se problem me paralelen shqipe në Idrizovë do të hapet për diskutim në mbledhjen e ardhshme të Qeversië.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz