back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaShqiptareShqipëria po vazhdon t’ia shohë hairin Kosovës

Shqipëria po vazhdon t’ia shohë hairin Kosovës

Të ngjajshme

Kadrijaj ironizon me Kurtin: Sot e pamë një Albin të urtë e të butë

Time Kadrijaj, deputete e AAK-së, ka thënë se Albin...

Mbyllen pjesët e para në Superligë/ Barazim në të dyja ndeshjet

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e javës...

“Nuk ka tregti pa ndalim lufte!” Trump firmos marrëveshjen e paqes mes Tajlandës e Kamboxhias

Udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias nënshkruan një marrëveshje të...

Dhjetor apo shkurt, opsionet për zgjedhje të jashtëzakonshme

Pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën...

Qytetarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut po preferojnë gjithmonë e më shumë të pushojnë përgjatë bregdetit shqiptar.

Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se gjatë muajit gusht në vend kanë hyrë 100 mijë kosovarë më shumë nëse e krahasojmë me një vit më parë si dhe mbi 23 mijë shtetas maqedonas më shumë.

Por kjo verë solli një braktisje të bregdetit shqiptar nga turistët polakë pas një fluksi të tyre vitin e kaluar.

Vetëm në një muaj në Shqipëri erdhën 20 për qind më pak turistë nga Polonia, fakt ky që lidhet me rritjen e çmimeve të shërbimeve që ofrohen në Shqipëri.

Ndërsa, lajm pozitiv është fakti që u rrit numri i turistëve që kanë ardhur nga Zvicra dhe Spanja.

Ndërkohë në total numri i vizitorëve për 8-mujorin arriti në rreth 4.9 milionë ose 11 për qind më shumë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm gjatë muajit gusht, që shënon edhe pikun e sezonit turistik në vend, numërohen të kenë hyrë më shumë se 1.5 milionë turistë të huaj.

Në pjesën e parë të vitit sipas Bankës së Shqipërisë, turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri 854 milionë euro.

Rritje të ndjeshme të numrit ka pasur edhe tek shqiptarët që kanë preferuar të pushojnë jashtë vendit kryesisht në Turqi apo Greqi.

INSTAT thotë de numri i shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga territori i vendit tonë përgjatë tetë muajve të 2019 është 3.8 milionë, duke u rritur me 9.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

LEXO EDHE: Topuzi: Turizmi në Shqipëri, i shtrenjtë dhe pa standarde

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz