back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaBotëNumri i viktimave arrin në 8 pas shpërthimit në një xhami në...

Numri i viktimave arrin në 8 pas shpërthimit në një xhami në Siri

Të ngjajshme

Bacaj, 30-shi i AAK-së ka një thirrje për qytetarët e Klinës

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Agron Bacaj,...

Kresha bën thirrje që të votohet edhe Lahi Brahimaj

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Kreshnik Smajlaj,...

Sulm me thikë në Paris, plagosen tri gra

Tri gra u plagosën pasi u goditën me thikë...
- Advertisement -

Tetë persona kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë lënduar pas një shpërthimi që ndodhi gjatë lutjeve të së premtes brenda një xhamie në qytetin Homs të Sirisë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

- Advertisement -

Në fotografitë e publikuara nga agjencia shtetërore siriane e lajmeve “Sana” shihet pjesa e brendshme e xhamisë “Ali ibn Abi Talib” me mure të zeza, dritare të thyera e xhak në dysheme, raporton televizioni BBC.

Zyrtarët besojnë se lënda shpërthyese u aktivizua brenda ndërtesës, raportoi agjencia “Sana”, duke cituar një burim të sigurisë. Përderisa autoritetet janë vënë në kërkim të autorëve, përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi xhihadist “Saraya Ansar al-Sunnah”.

Xhamia ndodhet në lagjen Wadi al-Dhahab, ku shumica e banorëve i përkasin grupit etno-fetar alavit.

Ministria e Jashtme e Sirisë e dënoi atë që e quajti “krim terrorist”, duke shkruar në një deklaratë në rrjetin X se “akti frikacak është një sulm i hapur ndaj vlerave njerëzore dhe morale” dhe që e ka për qëllim “minimin e sigurisë dhe stabilitetit” të vendit.

Sulmi në xhami vjen një vit pasi forcat rebele siriane e rrëzuan nga pushteti ish-presidentin Bashar al-Assad, i cili i përket pikërisht pakicës alavite.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz