back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaBotëZelensky njofton takimin me Trumpin në Florida, fokusi mbi garancitë e sigurisë...

Zelensky njofton takimin me Trumpin në Florida, fokusi mbi garancitë e sigurisë dhe planin e paqes

Të ngjajshme

Forcat Speciale Shqiptare dhe të ShBA-së me ushtrim të përbashkët

Forcat Speciale Shqiptare kanë zhvilluar një ushtrim të përbashkët...

Ulutash pret në takim shefin e misionit të vëzhguesve të KiE-së

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka pritur në takim...

Zelensky njofton se çfarë do të diskutojë me Trumpin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy do të diskutojë çështjet territoriale,...

Përfshihet nga flakët një objekt në Mitrovicë të Jugut

Një objekt është përfshirë nga flakët në Mitrovicë të...

Zhegrova dhe disa bashkëlojtarë të gatshëm për ndeshjen ndaj Pisa

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka marrë një lajm...
- Advertisement -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se do të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të dielën më 28 dhjetor, në Florida, në një takim që pritet të fokusohet mbi garancitë e sigurisë dhe dokumente të rëndësishme për Ukrainën.

- Advertisement -

“Ne kemi një axhendë të gjerë dhe takimi do të zhvillohet këtë fundjavë, besoj të dielën, në Florida, ku do të takohemi me presidentin Trump”, ka deklaruar Zelensky për mediat, sipas agjencisë RBC-Ukraina.

Sipas tij, në fokus të bisedimeve do të jenë garancitë e sigurisë, si dhe disa dokumente të rëndësishme. “Është e dëshirueshme të gjejmë një mënyrë për t’i diskutuar të gjitha”, ka theksuar presidenti ukrainas, duke shtuar se në konsultime mund të përfshihen pjesërisht edhe përfaqësues të vendeve evropiane.

“Do të jem në kontakt të vazhdueshëm me ta. Do të donim që evropianët të ishin të pranishëm”, ka thënë Zelensky, duke pranuar vështirësitë për zhvillimin e një takimi fizik. Ai ka sqaruar se, të paktën, lidhja do të realizohet online dhe partnerët evropianë do të jenë në komunikim.

Ndërkohë, Zelensky ka bërë të ditur se plani i paqes me 20 pika, mbi të cilin po punojnë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, është “gati në 90%”.

“Detyra jonë është të sigurojmë që gjithçka të jetë gati 100%. Nuk është e lehtë dhe askush nuk thotë se do të arrihet menjëherë. Megjithatë, me çdo takim dhe çdo bisedë duhet t’i afrohemi rezultatit të dëshiruar”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz