Feronikeli e ka vazhduar ecurinë e fitoreve duke mbetur njëkohësisht edhe skuadra e vetme e pamposhtur në Ipko Superligën e Kosovës, pasi të shtunën e mundi KEK-un 4-0 në Drenas.
Ndërkohë, kampionia aktuale Drita ka arritur ta mundë Drenicën 2-1 në Skenderaj, raporton Gazeta Express.
Feronikelit i mjaftoi pjesa e parë e takimit për ta siguruar fitoren e radhës në javën e nëntë të Superligës ndaj KEK-ut, me Da Silvan dhe Astrit Fazliun në listën e golashënuesve në minutat 12 dhe 20
Në fillim të pjesës së dytë, Artur Magani që realizoi për 3-0.
Në anën tjetër, Bujar Shabani në minutën e 65 dhe Xhevdet Shabani në të 89 i ndihmuan Dritës tri marrë tri pikët e plota në Skenderaj. Golin e vetëm për Drenicën e shënoi Taulant Dajaku në minutën e 85 nga penalltia.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë kohë, Ferizaj fitoi në udhëtim ndaj Ballkanit 1-0.
Feronikeli vazhdon të jetë lider dhe tani ka 23 pikë, shtatë më shumë se përcjellësi i parë, Llapi në vendin e dytë.



