Një nënë shqiptare dhe vajza e saj 2 vjeçare zhduken në Angli, policia jep alarmin
BILLI

Lexo edheMarigona Nebihi, maturantja bukuroshe që shkëlqeu në Mbrëmjen e Maturës (FOTO)

Mediat britanike ngrenë alarmin për një nënë shqiptare dhe vajzën e saj dy vjeçare të zhdukura që prej datës 2 prill.
Sipas BBC, Sebjana Myzeqari, 24 vjeçe dhe vajza e saj Enissa nuk janë parë apo dëgjuar, që prej datës 2 prill në Doncaster.
Zonja shqiptare Myzeqari nuk ka përdorur kartat e saj të telefonit ose kartat bankare.
Policia e Yorkshire tha se oficerët ishin “tepër të shqetësuar” për sigurinë e tyre.
Supt Neil Thomas tha se znj. Myzeqari u zhvendos nga Shqipëria tre vjet më parë.
Enisa është regjistruar në çerdhe, por nëna e saj duket se bën një “jetë shumë të izoluar” me disa miq në qytet.
Lexo edheMarigona Nebihi, maturantja bukuroshe që shkëlqeu në Mbrëmjen e Maturës (FOTO)
Z. Thomas tha se ato nuk kanë bërë “asnjë dalje të ligjshme nga vendi”.
Zyrtarët në Shqipëri i thanë policisë së Yorkshire se nuk kishin gjetur ndonjë gjurmë të nënës dhe vajzës në këtë vend, raporton Express.
“Ne jemi shumë të shqetësuar,” tha ai.
Znj. Myzeqari dhe Enissa u raportuan të zhdukur nga oficerët lokalë të strehimit./Express
